Barcelona mbështet LGBT, humbet mbi 400 mijë ndjekës

Futboll

Barcelona mbështet LGBT, humbet mbi 400 mijë ndjekës

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 00:11
Barcelona mbështet LGBT

Edhe impenjimi social ka një çmim. Barcelona në ditët e kaluar u pozicionua në favor të ditës së krenarisë Gay, diçka që irritoi një pjesë të madhe të tifozërisë së klubit, duke paguar një çmim me shumë ndjekës që e braktisën në rrjetet sociale.

Klubi nga “Camp Nou” ishte një ndër 10 klubet e La Ligas që postuan në rrjetet e tyre sociale mesazhe në mbështetje të festës së komunitetit LGBT.

Në dy ditë 9 nga 10 klubet që e bënë diçka të tillë humbën ndjekës, vetëm Las Palmas ka fituar. Llogaria në Instagram e Barcelonës ka më shumë se 122 milionë ndjekës, dhe ka humbur plot 439 mijë e 661 ndjekës vetëm në 48 orë.

Një shifër domethënese nëse merret parasysh se vetëm një javë më parë llogaria e Barçës fitonte rreth 35 mijë ndjekës të rinj çdo ditë.

Ai që vuri në dukje çështjen ishte gazetari katalanas, David Saura, që postoi të dhënat nga llogaria e tij në Twitter duke paralajmëruar klubin.

Klubet e tjera spanjolle që kishin postuar mesazhe në mbështetje të komunitetit gay ishin Valencia, Athletic, Real Societad , Osasuna, Getafe, Celta, Majorka, Alaves dhe Las Palmas.

8 klubet e para humbën ndjekës, ndërsa vetëm klubi nga ishujt Kanarie fitoi 67 ndjekës. Çështja ka dhe një aspekt tjetër, komuniteti LGBT kritikoi Barcelonën pasi vuri re se mesazhet me ngjyrat e ylberit nuk ishin shfaqur në llogaritë e Barcelonës në arabisht.

Një diferencim që bëri që shoqatat e komunitetit gay ta kritikojnë Barçën, pasi nuk i mbështeti plotësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat