Strugani Agon Hani pritet të jetë lojtari më i ri i Voska Sport.
Bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa te Voska Sport vjen për të zëvendësuar Iljas Çilafin, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës së Detonit Plaçkovica.
Hani së fundmi ishte pjesë e Pobedës nga Prilepi duke luajtur në Ligën e Parë, mirëpo me humbjen e statusit të skuadrës elitare, i njëjti vendosi që të largohet nga kjo skuadër.
Media nga Maqedonia “infOSport” bëjnë me dije se Hani ka pranuar ofertën e Voska Sport, drejtuesit e së cilës skuadër pritet ta prezantojnë atë gjatë ditës së sotme.