Mirlind Daku mund ta vazhdojë karrierën e tij në Rusi.
Sulmuesi kosovar ka ngjallur interesimin e skuadrës ruse, Rubin Kazan.
Interesimi i skuadrës nga Rusia është shumë i lartë për Dakun dhe lëvizja e tij te Rubin Kazan është shumë e mundshme që të ndodhë gjatë kësaj merkato.
Kujtojmë që kartoni i Dakut është nën pronësinë e skuadrës, Osijek, kurse sezonin e kaluar ishte në huazim te skuadra sllovene, Mura ku u paraqit në 49 ndeshje zyrtare duke shënuar 24 gola.