KF Bashkimi nga Kumanova me kënaqësi ka njoftuar se sot ekipit të tyre iu kanë bashkuar edhe disa lojtarë të rinjë nga Kumanova 2010.
Bëhet fjalë për Resul Memedtin, Rexhep Muratin, Enver Xhelili, Hebib Saiti dhe Endrit Mehmeti.
“Sot fillojmë rrugëtimin e gjatë dhe më shumë kënaqësi ju informojmë se ekipit tonë do u bashkohen të rinjtë e moshës 18 vjeçe që vien nga Kumanova 2010!
Resul Memeti, Rexhep Murati, Enver Xhelili, Hebib Saiti dhe Endrit Mehmeti! Bashkimi, nje mundësi për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e KF Bashkimi.