Kylian Mbappe është ende i paqartë për të ardhmen e tij dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë në Paris apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër.
Megjithatë, për PSG-në mbetet nga më të rëndësishmit jo vetëm në fushë por edhe për imazhin e klubit.
Klubi parisien e ka zgjedhur Mbapen si imazhin e parë për uniformat e reja që skuadra do të përdorë për sezonin e ri në ndeshjet në transfertë.
Sa i përket uniformave, klubi ka zgjedhur ngjyrën e bardhë si kryesore dhe në pjesën e reklamave, do të ketë dy ngjyrat tradicionale të PSG-së, të kuqen dhe blunë që janë ndërthurur me refleks.
Neymar dhe Markinjos ishin dy lojtarët tjerë që kanë marrë pjesë në këtë spot reklamimi të fanellës së re.