Trajneri i futbollit, serbi Lupko Petroviq, ka shkaktuar kaos në komunikacion.
“Petroviq (76 vjeç) është në komë dhe gjendja e tij është e pasigurt, por unë jam optimist”, -ka thënë kardiokirurgu Milko Ristiq.
Petroviq të enjten fillimisht pësoi një goditje të lehtë dhe më pas një goditje të rëndë, pasi e kishte drejtuar makinën në drejtim të kundërt në autostradë.
Edhe kur e pa se nuk ishte në rrugën e duhur, trajneri vazhdoi të ngiste makinën.
Makina dhe kamionë u përpoqën ta shmangnin, por në fund pati një përplasje të rëndë.