Egnatia do të bëjë debutimin e saj në Europë me 13 korrik, teksa do të luajë një ndeshje historike me armenët e Ararat.
Skuadra nga Rrogozhina ka nisur prej kohësh përgatitjet.
është munduar të ruajë boshtin dhe të bëjë disa përforcime me peshë.
Largimi i kapitenit Jackson, i cili do të transferohet tek Shkëndija (u shit për 100 mijë euro), i ka nxitur drejtuesit që të futen në merkato për një tjetër sulmues.
Bëhet fjalë për azerin Vusal Isgandarli, i cili do të jetë pjesë e fituesve të Kupës së Shqipërisë për tri vitet e ardhshme.
Në edicionin e fundit, Isgandarli shënoi 6 gola në 34 ndeshjet me Sumqayit në Azerbajxhan. Në të shkuarën 27-vjeçari ka luajtur dhe me Simurq, Zira dhe Shamakhi po në Azerbajxhan. Dhe Ankara Keciorengucu në Turqi.
Vlera e sulmuesit në rrjetin e specializuar transfermarket llogaritet 400 mijë euro. Isgandarli, i cili ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren azere, pritet që të jetë një element që forcon ofensivën e skuadrës së Edlir Tetovës.