Havertz do t’i kushtojë Arsenalit 175 milionë euro

Futboll

Havertz do t’i kushtojë Arsenalit 175 milionë euro

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 14:50
Havertz

Goditja e parë e madhe e Arsenal-it në merkaton e verës ka qenë blerja e Kai Havertz nga Chelsea.

Pasi pa t’i ikte nga duart titulli i Premier League në javët e fundit, Arsenali po përpiqet të ngushtojë diferencat me City-n duke paguar 75 milionë euro për gjermanin, i cili ishte vendimtar për Blutë në fitimin e Champions League dy vite më parë.

Por nuk ishte vetëm kostoja e çmimit që e bëri marrëveshjen jashtëzakonisht të shtrenjtë nga pikëpamja ekonomike.

Siç zbulon Bild, për ta bindur lojtarin, Topçinjtë duhej t’i ofronin edhe një pagë rekord në historinë e klubit: 17 milionë sterlina, ose 19.7 milionë euro, praktikisht 20. Dhe, për më tepër, deri në vitin 2028.

Në total, mes nënshkrimit dhe pagës, Havertz ishte një marrëveshje me vlerë 173.5 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat