Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski, nuk do të jetë pjesë e Fenerbahces në sezonin e ardhshëm.
Kjo u bë e qartë pasi futbollisti i thotë lamtumirën gjigantit turk në rrjetet sociale.
“Është gjithmonë e vështirë të thuash lamtumirë, por kjo është jeta.
Faleminderit për mbështetjen e madhe dhe kam qenë i nderuar që jam pjesë e këtij klubi të madh”, ka shkruar Alioski.
Tani ai do të kthehet te Al-Ahli ku do të vendosë të ardhmen e tij.