Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, me gjasë do ta veshë fanellën e Trabzonsporit edhe për sezonin e ardhshëm.
Mediat nga Turqia raportojnë se Bardhi i ka thënë si Bjelicës ashtu edhe drejtuesve të klubit se dëshiron të qëndrojë.
Kështu që tani gjasat janë edhe më të mëdha që futbollisti të luajë për klubin turk edhe në sezonin e ri.
Bardhi erdhi në Trabzon për tre milionë euro nga Levante pas pesë viteve të kaluara në La Liga spanjolle dhe në periudhën e kaluar u lidh me një transferim te Girona e Spanjës, Torino e Italisë, Hull i Anglisë e LA Galaxy e Amerikës.