Balaj nuk do jetë më pjesë e kampionit të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi zyrtar në faqen e tyre.
Portieri ka qenë pjesë e ekipit nga Theranda prej vitesh.
"Portjeri Dashnor Balaj, i cili për 6 vjet ka qenë pjesë e FC BALLKANIT, nga shkolla e futbollit e deri te ekipi i parë, më nuk do të jetë pjesë e skuadrës tonë.
Klubi i dëshiron shumë suksese në rrugëtimin e ri dhe e falenderon për kontributin e dhënë në Ballkan.
Të priftë e mbara Dashi”, njofton FC Ballkani.