Dominik Szoboszlai u zyrtarizua sot te Liverpooli.
Klubi anglez e pagoi klauzolën e tij të largimit nga Leipzigu në vlerë prej 70 milionë eurosh.
Szoboszlai nënshkroi kontratë 5-vjeçare me Liverpoolin, teksa zgjodhi fanellën me numrin 8.
Mesfushori hungarez tregoi se këtë fanellë e mori edhe për shkak të legjendës së klubit, Steven Gerrard.
“Ju keni zgjedhur fanellën me numrin tetë, padyshim një numër i famshëm në Liverpool. Cila është arsyeja pas kësaj?
Jo një arsye e veçantë, por sigurisht që është një numër i madh, shumë lojtarë të mëdhenj e kishin këtë numër.
Dhe gjithashtu kam një tatuazh nga Steven Gerrard, atë që ai tha – as nuk e mbaj mend kur, por më parë. Ishte gjithashtu një arsye pse”, shpjegoi 22-vjeçari gjatë intervistës së tij për faqen zyrtare të klubit.