Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se skuadra katalonase është duke e ndjekur prej kohësh sulmuesin e Fenerbahces, Arda Guler.
Tetëmbëdhjetë vjeçari pritet të largohet nga klubi i tij turk gjatë afatit kalimtar të kësaj vere dhe një numër klubesh evropiane duken të interesuara për shërbimet e tij.
Turku, çmimi i të cilit është rreth tetëmbëdhjetë milionë euro, në pesëdhjetë e një paraqitje për skuadrën e tij ka shënuar nëntë gola si dhe ka bërë dymbëdhjetë asistime.
"Ai është një lojtar shumë i ri, është e vërtetë që skautët tanë e kanë ndjekur për një kohë të gjatë dhe shumë klube të mëdha në Evropë e duan atë. Ne jemi duke folur me Fenerbahcen," ka thënë Laporta për "Mundo Deportivo".
Drejtori i ri sportiv i klubit të La Ligas, Deco, ka udhëtuar për në Stamboll të enjten.
Besohet se Real Madrid është gjithashtu në garë për të siguruar nënshkrimin e futbollistit turk.