Lojtari i Çukariçkit firmos me Shkëndijen

Futboll

Lojtari i Çukariçkit firmos me Shkëndijen

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 20:07
Harun Isa e Almir Aganspahiç

Sulmuesi 26 vjeçar vjen nga skuadra e Çukariçkit dhe firmos me Shkëndijen e Tetovës deri në verën e vitit 2025.

"KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim me sulmuesin Almir Aganspahiç. 26 vjeçari vjen nga rradhët e Çukariçkit të Serbisë dhe me kuqezinjtë ka firmosur kontratë 2 - vjeçare.

Futbollisti me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i Shkëndijës, duke u bashkuar me ekipin në Rogla të Sllovenisë ku kuqezinjtë po zhvillojnë fazën përgatitore", njofton KF Shkëndija. 

"Mund të them se kam ardhur në një klub shumë të organizuar i cili funksionon vërtet shumë mirë.

E shoh se skuadra është shumë e mirë dhe me padurim pres të fillojë ndeshja dhe të nisë kampionati dhe Evropa. Kur kam pyetur për klubin më kanë thënë se ekziston një presion i caktuar.

E imja është të zë vend në ekip dhe të tregoj paraqitje sa më të mira dhe sigurisht me golat e mi të realizojmë qëllimet e vendosura,“ është shprehur mes tjerash Almir Aganspahiç pasi firmosi kontratën dy vjeçare në prani të drejtorit sportiv, Harun Isa-s.

"Sulmuesi shtatëlartë (1.89 cm) ishte pjesë e Çukariçkit, derisa luajti si huazim te Sumgayit në Azerbajxhan. Në Serbi luajti edhe ne Novi Sad-in, në Bosnje e Hercegovinë me Çelik Zenica, Krupa, Mladost Kakanj, Olimpik dhe Sarajevën, ndërsa është paraqitur edhe me Raufoss IL në Norvegji dhe Osijekun e Kroacisë. 

Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë mirëseardhje Almir Aganspahiçit, duke i uruar shumë suksese në periudhën që pason me fanellën kuqezi", thuhet KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat