Ish-kapiteni i Francës, Patrick Vieira, të dielën mori detyrën e trajnerit të Strasburgut në Ligue 1. 47-vjeçari ka firmosur kontratë trevjeçare, njoftoi klubi francez.
Vieira pason Frederic Antonettin, i cili u shkarkua në fillim të javës së kaluar pasi Strasburgu përfundoi i 15-ti në Ligue 1, dy vende dhe pesë pikë mbi zonën e rënies.
“Unë Patrick Vieiranë e njoh nga kombëtarja franceze.
Jam shumë i lumtur që e mirëpres atë te Strasburgu”, tha Marc Keller, presidenti i Strasburgut dhe një ish-mesfushor i Francës në një deklaratë në faqen e klubit.
“Ai korrespondon me profilin që ne po kërkonim: një menaxher me përvojë ndërkombëtare dhe që ka gjithashtu njohuri të mira për Ligue 1 dhe lojtarët e saj të rinj”.
Strasburgu është nën pronësi të re, me konsorciumin BlueCo, i udhëhequr nga pronari i Chelsea, Todd Boehly dhe Clearlake Capital me bazë në SHBA, që blenë shumicën e aksioneve më 22 qershor.