Xhuljano Skuka u transferua në formë huazimi nga skuadra e Metz te sllovenët e Mariborit.
Sulmuesi dibran do të kërkojë të lerë gjurmë tek ekipi i tij i ri, pas aventurës jo fort bindëse te francezët e Metz.
Skuka mori minuta në miqësoren e sotme ndaj rumunëve të Otelulit, që përfundoi në barazim pa gola.
Sulmuesi shqiptar, hyri në fushë në minutën e 60-të.
Pavarësisht përpjekjeve, Skuka nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në këtë duel.