Pas largimit të Marselo Brozoviçit në Arabi, skuadra e Interit është hedhur në sulm për gjetjen e një zëvëndësuesit.
Sipas mediave italiane, “zikaltërit” po këmbëngulin për të sjellë në skuadër mesfushorin 21-vjeçar serb Lazar Samarxhiç, që luan në Serie A me Udinezen.
Lojtari ka një kontratë që skadon në vitin 2018 dhe Udineze kërkon për rreth 20 milionë euro.
Kjo është pak a shumë shifra që Interi arkëtoi nga shitja e Brozoviçit (18 milionë), ndaj “zikaltërit” po mendojnë që paratë e arkëtuara nga shitja e kroatit t’i shpenzojnë për të marrë talentin e Udinezes.
Samarxhiç, për momentin duket se është objektivi kryesor i Interit për mesfushën, duke qenë se paratë janë gati dhe mes dy klubeve ka një marrëveshje verbale për 15-18 milionë euro. Bisedimet vazhdojnë por ka gjasa që gjithçka të mbyllet që këtë javë. Sezonin e fundit, serbi realizoi 5 gola në 37 ndeshje në Serie A.