Llapi ka filluar fazën përgatitore për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës.
Skuadra llapjane stërvitjet i ka nisur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, por faza përgatitore do të kryhet edhe jashtë vendit.
Në stërvitje kanë dalë edhe përforcimet e reja si Muhamet Hyseni, Ilir Blakcori, Hamdi Namani, Ergyn Ahmeti e të tjerë.
"Frymë e re për suksese të reja
Ekipi ynë ka nisur sot përgatitjet për edicionin e ri të garave.
Nën udhëheqjen e shtabit teknik, në krye me trajnerin Tahir Batatina dhe stafin e tij përcjellës si dhe Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, ekipi ka kryer sot seancën e parë stërvitore.
Stërvitja e parë ishte kryesisht e lehtë pasi që ekipi dihet se vjen nga pushimi disa javor përshkak të mbylljes së edicionit paraprak.
Prezent ishin pothuajse të gjithë futbollistët e projektuar për edicionin e ri si dhe transferet e reja si dhe ekipi pritet të kompletohet ditëve në vijim edhe me prurje të reja dhe kualitative.
Një frymë e re në skuadër për suksese të reja është moto e përbashkët e ekipit tonë.
Ekipi do vijoj përgatitjet gjatë gjithë javës, ndërsa nga java e ardhshme starton me përgatitje nga dy-herë në ditë.
Poashtu do zhvillohen edhe tri ndeshje kontrolluese në Kosovë si dhe pritet të zhvillohet edhe faza përgatitore e dytë jashtë vendit", njofton FC Llapi.