Shtëpia që Cristiano Ronaldo po ndërton në ‘Quinta da Marinha’, në ‘Cascais’, duket se nuk i pëlqen askujt. As vetë atij, i cili madje ka humbur vullnetin për të jetuar atje.
Me ndërtimin e pallatit me një vit vonesë, fqinjët e CR7, të cilët thonë se shtëpia duket si një “spital”, po humbasin durimin me yllin portugez, siç raporton “Daily Mail”.
Një video e realizuar muajin e kaluar tregoi se ka ende shumë punë për të bërë në pallatin, i cili është në ndërtim prej tri vitesh. Madje, banorët e ‘Quinta da Marinha’ e kanë quajtur veprën “piramida e faraonit Ronaldo”.
“Kanë tri vite që ndërtojnë.
Shtëpia është aq e madhe, sa duket si spital. Rruga ime është mbyllur prej muajsh, kopshti im është plot pluhur”, – u shpreh një fqinj.