Kosova ka një fillim të dobët në kualifikimet për Euro 2024, ku u shkarkua Alain Girese dhe Vahid Halilhoxhiq shihej si pasardhësi i tij, shkruan mediumi boshnjak “Sport Avaz”.
Trajneri i njohur i Bosnjës dhe Hercegovinës, Vahid Halilhoxhiq, është dëshira e shumë tifozëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Mirëpo, pyetja është nëse popullori Vaha do ta pranojë ofertën dhe do të bëhet trajner i Bosnje e Hercegovinës.
Gjatë kësaj kohe për legjendarin Halilhoxhiq ka shfaqur interesim edhe kombëtarja e rajonit, Kosova.
Halilhoxhiq ka mbetur jashtë fushës që nga largimi nga skuadra e Marokut.
Përveç Marokut, ai ishte trajner i Bregut të Fildishtë, Japonisë dhe Algjerisë”, shkruan më tej.
Halilhoxhiq, i cili hodhi poshtë mundësinë e marrjes së përzgjedhjes së Kosovës, ka folur për gjithçka.
“Nuk mund të merret parasysh oferta e Federatës së Futbollit të Kosovës që unë të bëhem përzgjedhës i asaj kombëtareje ", - i tha Halilhoxhiq gazetarit Arlind Sadiku.