Monaco zgjedh trajnerin e ri, i beson një gjermani

Futboll

Monaco zgjedh trajnerin e ri, i beson një gjermani

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:08
Adi Hutter

Monaco zgjedh trajnerin e ri!

Adi Hutter është trajneri i ri i Monacos. Gjermani 53-vjeçar është prezantuar zyrtarisht në pankinën e klubit nga principata franceze, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Adi Hutter vjen pas eksperiencash pozitive te Salzburgu dhe Young Boys, teksa së fundi ishte pjesë e Borussia Dortmund, ku qëndroi deri në verën e 2022-shit.

Prej thuajse një viti, Hutter ishte i papunë, teksa tani nis eksperiencën e tij të parë në futbollin francez, ku do të ketë detyrën të ngjitë në nivelet më të larta skuadrën e Monacos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat