Arijanet Muriç ka qenë një nga protagonistët kryesorë të ngjitjes së Bërnlit në Premier Ligë, teksa ishte titullar në katërkëndorin e skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompani.
Paraqitjet e tij e kanë kthyer 24-vjeçarin e Kosovës në një nga emrat më interesantë në qarkullim.
Suksesi në Championship dhe ngjitja në elitë, ka konfirmuar Muriç si një lojtar i cili edhe në edicionin e ri do të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Por sipas informacioneve nga Turqia, skuadra e Fenerbahces ka filluar të interesohet për portierin e Kosovës.
Klubi turk dëshiron portierin e Kosovës. dhe ka nisur kontaktet me Bërnlin për firmën e tij.
Megjithatë, nuk do të jetë aq e thjeshtë, pasi më parë klubi i Premier Ligës do të duhet të gjejë një tjetër lojtar për ta zëvendësuar në katërkëndor, teksa vetëm një ofertë e lartë nga gjigandët turq, mund të bënte që situata të ndryshojë me shpejtësi.