Ky është prioriteti i Pulisic

Futboll

Ky është prioriteti i Pulisic

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:42
Pulisic



Christian Pulisic si duket është afër largimit nga Chelsea, dhe ylli amerikan e ka bërë të qartë se cili është prioriteti i tij.

Pulisic e dëshiron transferimin te Milani, dhe këtë gjë ylli amerikan e ka prioritet dhe e ka bërë të qartë që nga java e kaluar..

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano bën të ditur se bisedimet mes Chelsea dhe Milanit janë duke vazhduar për të gjetur një marrëveshje për tarifën e transferimit.

Thuhet se Chelsea po kërkon 25 milionë euro për shërbimet e yllit amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat