Paris Saint-Germain janë të pakënaqur me sjelljen e Kylian Mbappe.
Pranverën e kaluar, sulmuesi zgjati kontratën me klubin ne skemën 2 + 1, ndërsa aktivizimi i një viti shtesë të kontratës varet vetëm nga zgjedhja e vetë lojtarit.
Së fundmi u zbulua se Mbappe do ta injorojë këtë opsion për t’u larguar si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Siç informon Loic Tanzi, PSG beson se duke vepruar kështu lojtari ka thyer premtimin e tij: duke zgjatur kontratën në vitin 2022, francezi siguroi se nuk do të largohej nga klubi falas, kjo është arsyeja pse parizienët vendosën të lidhin një marrëveshje afatshkurtër me atë, dhe nuk insistoi për një marrëveshje të detyrueshme trevjeçare.