Dinamo ka zyrtarizuar sulmuesin Luis Kaçorri.
Klubi kryeqytetas pasuron kështu organikën e trajnerit Dritan Mehmeti, me sulmuesin 25-vjeçar i cili vjen nga skuadra e Bylis.
Klubi i Dinamos e ka zyrtarizuar marrëveshjen nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Luis Kaçorri është lojtari më i ri i bluve!
FC Dinamo njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e Bylis për transferimin e sulmuesit Kaçorri në kryeqytet.
25-vjeçari e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ndërsa tek Dinamo vjen pas një eksperience në superiore me ekipin ballshiot. Mirësevjen Luis” – shkruan klubi kryeqytetas.
Kaçorri u aktivizua në 34 ndeshje sezonin e kaluar në Superiore dhe shënoi 6 gola.