Mbrojtësi i Liverpool kërkon kalimin te Feyenoord!
Nathaniel Phillips numëron vetëm katër paraqitje gjatë sezonit 2022-2023 me Liverpool dhe duket se shpresat për t’u rikthyer në planet e trajnerit Jurgen Klopp po shuhen gjithmonë e më shumë.
Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve britanike, mbrojtësi ka bërë valixhet gati dhe po mendon për largimin sa më të shpejtë nga “The Reds”.
26-vjeçari është shumë i pëlqyer nga Feyenoord, me klubin holandez që është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për ta blerë dhe një transferim të tillë e pëlqen edhe vetë Philips.