Kombëtarja e Kosovës U19 mban grumbullim treditor në Hajvali 

Futboll

Kombëtarja e Kosovës U19 mban grumbullim treditor në Hajvali 

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:39
Kombëtarja e Kosovës U19

Një kamp tjetër disaditor është duke u mbajtur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Pas kampit të Kombëtares U17, këto ditë në Kampin Nacional në Hajvali është bërë grumbullimi i futbollisteve nën 19-vjeç. Përmes këtij grumbullimi, FFK synon të sigurojë një numër sa më të madh të vajzave të cilat e kanë talent futbollin dhe me dëshirë duan ta përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në këtë grupmoshë.

Grupi i futbollisteve të grumbulluara i përkasin gjeneratës 2005/2006 dhe përbëhet nga futbolliste vendore dhe ato nga diaspora. Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Albina Rrahmani tha se kanë përfituar nga periudha e pushimeve dhe vizitat që vajzat nga diaspora kanë bërë në Kosovë, derisa e konsideron si mundësi të mirë për të dyja palët.

Sipas Rrahmanit, vajzat kanë potencial dhe nga performanca e mirë e tyre shpreson të krijohet jo vetëm një ekip i mirë i U19 por edhe ekipet tjera zinxhirë. N

ga ana tjetër futbollistet nga diaspora, Laureta Crnaveri dhe Ajlina Demaj u shprehen të lumtura për ftesën që u është bërë, derisa me kënaqësi presin të përfaqësojnë Kosovën.

Për atmosferën në kampin e Dardaneve foli edhe lojtarja vendore Bardha Gjonbalaj, e cila tha se i kanë mirëpritur vajzat nga diaspora dhe se bashkë po e shijojnë këtë grumbullim të shkurtër i cili po mbahet në Kampin Nacional në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat