Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se edicioni i ri në Ligën e Parë do të fillojë më 19 gusht.
Ky vendim u mor këtë të martë pas mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv (KE) i FFK-së.
KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024.
Edicioni i ri në Ligën e Parë do të nisë më 19 gusht, një javë më vonë se ai në elitën e futbollit tonë.
Gjithashtu u bë e ditur se Komiteti Ekzekutiv ka miratuar Rregulloret e Garave në të dy konkurrencat.