Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se ka kërkuar nga krerët e torinezëve, që të nisin negociatat me Atletico Madridin për mbrojtësin Nahuel Molina.
25-vjeçari, sipas medieve spanjolle, do të largohet gjatë kësaj verë nga skuadra e Diego Simeones për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij futbollistike.
“Zonja e Vjetër” thuhet se është opsioni më i mundshëm për Molina-n, klauzola e të cilit kap shifrën 90 milionë euro.
“Allegri ka bërë një kërkesë për të nënshkruar me Nahuel Molina nga Atletico Madrid.
Mbrojtësi i djathtë argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë euro”, shkruan “Marca”.