Serie A raportohet se mund të jetë e ardhmja e marokenit të Chelsea-s, Hakim Ziyech.
Reprezentuesi i Marokut, sipas medieve italiane, është objektiv i klubit të njohur italian, AC Milan.
Menaxheri i “romakëve” Jose Mourinho pëlqen Hakim Ziyech të cilin e do në skuadër për edicionin e ri të garave.
“Roma është e interesuar për Hakim Ziyech. Marokeni është prioriteti i José Mourinhos”, shkruajnë mediet italiane.
Ndryshe, marokeni është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por kryeqyteti italian shihet opsion i mundshëm i sulmuesit të Chelsea-s.