Një sulmues shqiptar në Serie A

Futboll

Një sulmues shqiptar në Serie A

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:30
Marvin Çuni

Frosinone përforcon sulmin me një futbollist shqiptar. Gazetar italian, Ganluca Di Marzio, siguron se skuadra italiane, e sapongjitur në Serinë A, ka marrë me parametër zero Marvin Çunin, i cili sezonin e fundit luajti në radhët e Saarbrucken (9 gola në 32 ndeshje), në ligën e tretë gjermane, i huazuar nga Bayerni i Mynihut.

21-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19 (ka shënuar një gol në tri ndeshje), është larguar si lojtar i lirë nga ekipi bavarez, që gjithsesi ka ruajtur një përqindje të vlerës së kartonit të tij në rast se do ta shesë në të ardhmen.

Sulmues shtatlartë ka zbarkuar në Itali dhe në orët e ardhshme pritet dhe zyrtarizimi nga Frosinone.

Çuni gjen te Frosinone një tjetër shqiptar, pikërisht qendërmbrojtësin Sergio Kalaj, një tjetër futbollit që ka përfaqësuar Shqipërinë nga U-17 deri tek U-21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat