Entuziazmi është pothuajse unanim, mes futbollistëve brazilianë ende aktivë ose jo, për zgjedhjen e Carlo Ancelottit në krye të Kombëtares së Brazilit nga viti 2024.
“Ai është një trajner i shkëlqyer, një mik i madh dhe mendoj se do të sjellë shumë, sepse ai ka shumë eksperiencë”, ka komentuar Ronaldinho, i trajnuar nga 64-vjeçari italian kur ishte ende te Milani.
“Ancelotti ka fituar gjithçka. Pra, ai me siguri do të na mësojë shumë", nënvizoi Neymar nga ana e tij.
Rodrygo, Vini Jr dhe Eder Militão, aktualisht nën drejtimin e Ancelottit te Real Madrid, i bëjnë jehonë: "Kudo që të arrijë, ai fiton - tha Rodrygo – Gjithashtu, mund të sjellë suksesin e tij në ekipin kombëtar. Ne e dimë se kombëtarja duhet të fitojë gjithmonë”.
Richarlison po ashtu mezi pret ta ritakojë atë si teknik. Numri 9 verdheartë tha se ai u bë një "fenomen" në duart e Ancelottit kur drejtoi Evertonin në Angli.
"Ai më ndihmoi shumë atje te Everton, fillova të shënoja pa pushim. U bëra shoku i tij," tha ai. “Më çoi në shtëpi, tashmë ndihesha si djali i tij”, shtoi ‘Pombo’.