Egnatia firmos me sulmuesin që vlen 400 mijë euro

Futboll

Egnatia firmos me sulmuesin që vlen 400 mijë euro

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 13:14
Pamje nga prezantimi

Vusal Isgandarli është lojtari më i ri i Egnatias.

Sulmuesi azer është prezantuar nga rrogozhinasit dhe menjëherë do të bashkohet në stërvitje, në mënyrë që të jetë i gatshëm që për ndeshjen e parë me Ararar.

Në edicionin e fundit, Isgandarli shënoi 6 gola në 34 ndeshjet me Sumqayit në Azerbajxhan.

Në të shkuarën 27-vjeçari ka luajtur dhe me Simurq, Zira dhe Shamakhi po në Azerbajxhan. Dhe Ankara Keciorengucu në Turqi.

Lexo edhe: 

Vlera e sulmuesit në rrjetin e specializuar Transfermark llogaritet 400 mijë euro. Isgandarli, i cili ka luajtur edhe 3 ndeshje me kombëtaren azere, pritet që të jetë një element që forcon ofensivën e skuadrës së Edlir Tetovës.

27-vjeçari do të jetë pjesë e Egnatias për 3 vite dhe shihet si një goditje e rrogozhinasve, që duan të bëjnë mirë që në kupat e Europës, për të tentuar më pas dhe në sezonin e ri të rivalizojnë për kreun. Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e shkuar, ndërsa u rendit në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat