Mejson Maunt është lojtari më i ri i Mançester Junajtedit. “Djajtë e Kuq”, do t’i paguajë Çellsit plot 65 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve. Pas prezantimit Maunt u shpreh i lumtur me transferimin e tij në ‘Old Trafford’.
“Jam shumë i emocionuar që do të punoj nën Erik ten Hag.
Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi ku je rritur, por Man. Junajted do të ofrojë një sfidë të re emocionuese për fazën tjetër të karrierës sime.
Mezi pres të jem pjesë e përpjekjes së këtij grupi për të fituar trofe të mëdhenj”, ishin fjalët e para të Mount në fanellën e ‘Djajve të Kuq”.
Futbollisti 24-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në “Old Trafford” me një opsion rinovimi për një vit tjetër.
Ai do të fitojë 250,000 funte në javë te Junajtedi, potencialisht duke u rritur në 300,000 funte në javë në varësi të paraqitjeve.
Është një rritje gjigante e pagës për reprezentuesin anglez, i cili fitonte “vetëm” 80,000 funte në javë te Çellsi.