Ish-drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, thotë se Paulo Dybala është i vetmi lojtar i klasit botëror që kanë verdhekuqtë.
Dybala iu bashkua Romës verën e kaluar nga Juventusi.
Sabatini tha në prezantimin e librit të tij: “Fanella me numër 10 është për Francesco (Totti). Tani për tani, Paulo është i vetmi kampion i vërtetë që ka Roma, por 10 i përket Tottit”.
Megjithatë, La Joya për Sabatinin është e destinuar të qëndrojë: “Jam i bindur që Dybala do të qëndrojë te Roma, është një djalë inteligjent dhe është i pari që është i vetëdijshëm se i duhet të paktën një sezon tjetër për të kapërcyer të gjitha problemet e tij fizike.
“Edhe ai e di se ka gjetur një audiencë që e do dhe e mbështet pa kushte, do të ishte budalla të largohej”.