Historia e futbollit të Kosovës është shumë interesante!
Pak kush e di se ish portieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukri Paçarada, është paraqitur edhe si qendërsulmues në një ndeshje kampionale.
Në cilën ndeshje?
Pikërisht më 17 nëntor të vitit 1985, në stadiumin në Kastriot, u ballafaquan Elektroekonomia e Kastriotit dhe Llapi i Podujevës.
Elektroekonomia - Llapi 1:0
Stadiumi në Kastriot.
Shënues: R. Hajdari (32' - autogol).
Elektroekonomia: Millosavleviq 7, Havolli 6, Marinkoviq 7, Govori 6, Osmani 6, Pavlloviq 6, Lefter Prishtina (Mlladenoviq 6); Stankoviq 6, Gjakolli 6 (Stoliq), Hoxha 7 dhe Deliobashiq 6.
Llapi: Biserçiq 7, Haliti 7, Rexhepi 6, Toçani 6, R. Hajdari 7, Ajvazi 6, Podvorica 6, Shabani 6, Shukri Paçarada 6, I. Hajdari 6 dhe Musa 7.
Paçarada ka luajtur me numër 9-të përkatësisht qendërsulmues për llapjanët.
Elektroekonomia kishte shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Llapit, në kuadër të Ligës së Parë siç quhej atëkohë krahinore e Kosovës.
Vendasit fituan me autogolin e Rifat Hajdarit në minutën e 32-të.
Shabani humbi penalltinë në minutën e 41-të, ku e mbrojti portieri i Elektrokoenomisë.
Duhet theksuar se Paçarada debutoi si portier në fanellën e Prishtinës me 22 shkurt të vitit 1987. Prishtina luajti baras (0:0) e Cërvena Zvezdën në Beograd
Paçarada ishte vlerësuar pothuajse nga gjitha mediat në ish Jugosllavi, me notën 9.