Maunt merr numrin legjendar te “Djajtë e Kuq”

Futboll

Maunt merr numrin legjendar te “Djajtë e Kuq”

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 16:42
Maunt

Man. Junajtedi e konfirmoi transferimin e Mejson Mauntit nga skuadra e Çellsit.

Junajtedi do t’i paguajë Çellsit plot 65 milionë euro, si dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë të bonuseve. Maunt ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Junajtedin, e cila do ta mbajë atë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2028, me opsionin për ta rinovuar kontratën e tij edhe për një vit.

Tani është bërë e ditur edhe numri që ylli anglez do ta bartë në fanellën e tij te “Djajtë e Kuq”. Mejson Maunt do të bartë numrin legjendar 7 (shtatë) në fanellën e tij te Junajtedi.

Numri 7 në të kaluarën ishte bartur nga lojtarët ikonik si: Xhorxh Best, Brajan Robson, Erik Kantona, Dejvid Bekam dhe së fundmi Kristiano Ronaldo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat