Thomas Tuchel e dëshiron me çdo kusht Harry Kane në skuadrën e Bayern Munichut.
Madje, sipas mediave gjermane, trajneri gjerman është takuar personalisht me sulmuesin anglez.
Ai u takua me Kane në shtëpinë e sulmuesit të Tottenhamit në Londër për ta diskutuar një kalim potencial në “Allianz Arena”.
Kane raportohet t’i ketë thënë Tuchelit se do të dëshironte ta fitonte Ligën e Kampionëve në Bayern Munich.
Që nga fillimi i karrierës së tij profesionale, Harry Kane i ka qëndruar besnik klubit të Tottenhamit.