Manchester City është i gatshëm të shesë portugezin Bernardo Silva.
“Football Insider” të mërkurën shkruan se “Qytetarët” janë të gatshëm t’i shqyrtojnë ofertat për mesfushorin, i cili është objektiv i PSG-së, Barcelonës dhe Al-Hilal.
Në fakt, ylli i skuadrës që fitojë tripletën sezonin e fundit, prej kohësh është i lidhur më transferimin në Barcelonë.
Por, tashmë në garë për reprezentuesin e Portugalisë janë futur edhe PSG dhe skuadra arabe, Al-Hilal.
City siç raportohet, kërkon 40 deri 50 milionë euro për asin e tyre, i cili sezonin e fundit shfaqi formë të lartë në suksesin e skuadrës së Pep Guardiolës.
Agjentët e lojtarit, thuhet se janë në negociata me tri klubet e përmendura, derisa mësohet se klubi saudite është i gatshëm t’ia ofrojë lojtarit 75 milionë paund në javë.
E ardhmja e portugezit thuhet se do të vendoset brenda pak ditëve.