Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, së fundmi bëri një pohim interesant për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, i cili është lidhur me një lëvizje te bavarezët këtë verë.
Kane, kapiteni i Tottenham dhe Anglisë, është përfolur shumë për një largim nga klubi i Londrës. Sulmuesi 29-vjeçar ka një vit të mbetur në kontratën e tij dhe ka tërhequr vëmendjen e kampionëve në fuqi të Bundesliga-s, Bayern Munich.
Futbollisti i Bayern-it, Thomas Muller, u pyet në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit nga bavarezët gjatë verës. Ai i tha për BILD:
“Në fakt i kam thënë vetes se përderisa diçka nuk është bërë, nuk ia vlen të flitet”.
Muller u pyet më tej nëse i pëlqente Kane. Ai u përgjigj:
“Unë nuk njoh askënd që nuk e pëlqen atë”.
Harry Kane ka shënuar 280 gola për Tottenham në 435 ndeshje. Kapiteni i Anglisë është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Tre Luanëve të tij me 58 gola.