Enea Koliçi nis aventurën te Ballkani!
Ish-portieri i KF Gjilanit, Enea Koliçi tashmë ka nisur një aventurë të re.
Ai gjatë ditës së djeshme është paraqitur në fanellën e Ballkanit në miqësoren që skuadra nga Suhareka e ka zhvilluar ndaj Partizanit.
Koliçi tashmë ka filluar aventurën e re nga ekipi nga Suhareka edhe pse ende nuk është bërë prezantimi i tij në mënyrën zyrare nga ana e klubit.