​Anglia në finale të Evropianit U21

Futboll

​Anglia në finale të Evropianit U21

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 21:53
Cole Palmer

Anglia është finalistja e parë e Kampionatit Evropian U-21, pasi ka mposhtur Izraelin me rezultat 3-0.

Protagonist i sfidës ishte Cole Palmer, mesfushor sulmues i lindur në vitin 2002 i Manchester Cityt, autor i një goli dhe dy asistimeve.

Gibbs-Ëhite kishte zhbllokuar ndeshjen me golin në pjesën e parë ndërsa dy golat tjerë erdhën nga dyshja Palmer dhe Archer.

Finalisti tjetër do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Spanjës dhe Suedisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat