Sky Germany raporton se mbrojtësi i Napolit, Kim Min-Jae është caktuar t’i kryejë testet mjekësore të Bayern Munichut, përpara transferimit të tij në klub.
Testet mjekësore do të zhvillohen në Korenë e Jugut, që do të thotë se mjekët e ekipit të Bayernit kanë udhëtuar për të përfunduar testet mjekësore.
Mbrojtësi aktualisht është duke përfunduar shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kore, i cili do të përfundojë nesër.
Pasi të jetë përfunduar, Bayern do të aktivizojë klauzolën e lirimit të 26-vjeçarit, e cila vlerësohet në 50 milionë euro.
Min-Jae më pas do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2028 duke fituar një pagë prej rreth 12 milionë euro në vit.
Min-Jae iu bashkua Napolit vetëm verën e kaluar për 18.05 milionë euro, por koreani ishte me ndikim në ndjekjen e Napolit për Scudetton e tyre të parë në 33 vjet dhe ka tërhequr interes nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
26-vjeçari ka të ngjarë të jetë zëvendësuesi i Lucas Hernandez i cili është afër kalimit në PSG, ndërsa bashkëkombasi i tij Benjamin Pavard është gjithashtu i interesuar të largohet nga Bayerni këtë verë.