Cesar Azpilicueta do të nënshkruajë sot kontratën me klubin e tij të ri, Atletico Madrid, shkruajnë mediet spanjolle.
Anësori do të largohet me kosto zero nga Chelsea, derisa me ekipin nga Spanja ka rënë dakord për të gjitha detajet javën e kaluar.
33 vjeçari largohet nga londinezët pas 11 vjetësh dhe për shkak të kontributit të madh për klubin në këtë periudhë.
Ndonëse kontrata i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, Chelsea ka vendosur ta lirojë pa asnjë detyrim këtë verë.