Një nga synimet e Manchester United për afatin kalimtar të verës është portieri i Inter, Andre Onana, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Megjithatë drejtori i italianëve, Piero Ausilio ka treguar se nuk janë të kënaqur me ofertën e Manchester United për Andre Onana.
“Deri më sot propozimet që kanë ardhur për të nuk janë të nivelit që ne kemi pritur.
Në këtë kohë ai është portier i yni dhe lojtar i rëndësishëm. Duam që ta mbajmë, do të shohim se çka do të ndodhë.
Do të presim për të deri më 13 korrik, kur fillojnë përgatitjet para sezonale”, tha Ausilio.