Klubi spanjoll i ka ende 30 milionë euro borxh Messit!
Lionel Messi u largua nga Barcelona për shkak të problemeve financiare të klubit në vitin 2021 për të luajtur më pas për PSG, por klubi katalanas ende i ka borxh para argjentinasit.
Kështu ka pranuar për “La Vanguardia” presidenti i Barcelonës Joan Laporta. Ai theksoi se Messit i detyrohen paga të cilat janë shlyer dhe do të jepen deri në vitin 2025.
Presidenti nuk tha se sa para i detyrohet argjentinasit, por media si “Cronica Global”, konfirmojnë se borxhi shkon në 30 milionë euro.