Klubet nga Arabia Saudite vazhdojnë punën në merkato, ndërsa po afrojnë gjithmonë e më shumë lojtarë nga klubet europiane.
Sipas raportimeve të medieve italiane së fundmi Al-Hilal është interesuar për sulmuesin e Fiorentinës, Arthur Cabral.
Më tej theksohet se vetë Cabral dëshiron që të qëndrojë të paktën edhe një sezon tjetër te Fiorentina.
Megjithatë e ardhmja e sulmuesit 25-vjeçar duket se do të vendoset nga oferta që Al-Hilal do të bëjë në drejtim jo vetëm të lojtarit, por edhe të klubit italian.