Ish - mesfushori kampion i Tiranës largohet nga Rumania!
Vesel Limaj nuk është më futbollist i Hermanshtad dhe vetë futbollisti e ka zyrtarizuar largimin e tij me anë të një postimi në profilin e “Instagram”.
Aventura e mesfushorit shqiptar të lindur në Gjermani, ka zgjatur vetëm 6 muaj dhe tashmë Limaj bëhet gati për një tjetër eksperiencë. Vesel Limaj do të jetë pjesë e skuadrës së Ballkanit në Kosovë pasi palët kanë arritur akordin dhe së shpejti pritet që të bëhet zyrtarizmi i tij.
Për kartonin e Limajt, Ballkani ka paguar edhe shifrën e 30 mijë eurove karshi Hermanshtadit ndërkohë që Limaj e njeh futbollin e rajonit, pasi ka luajtur në Superiore me Bylisin, Kukësin e Tiranën madje me këta të fundit, duke fituar edhe titullin kampion.