Mbrojtësi turk prezantohet te gjigandi i Spanjës!
Atletiko e Madridit ka bërë goditjen e parë në merkato, duke prezantuar mbrojtësin turk, Çaglar Sojynçy nga Leistëri.
27-vjeçari i dha fund aventurës së tij me “dhelprat”, pasi këto të fundit ranë nga Premier Liga për të luajtur në Championshi sezonin e ardhshëm.
Sojynçy kishte arritur prej kohësh akordin me Atletikon, teksa ditën e djeshme ai kreu vizitat mjekësore dhe u prezantua nga klubi.