Trajneri i mirënjohur nga Shkupi, Zekirja Ramadani, zbarkoi në Medine, ku do të drejtojë skuadrën e “Ohodit”, anëtarin e Ligës së Dytë në Arabinë Saudite.
Ramadani sot zbarkoi Arabinë Saudite, ku ishte pritur nga drejtuesit e klubit, të cilët kishin përgatitur një pritje të ngrohtë, duke mos harruar edhe dhuratat modeste të mikëpritjes.
Natyrisht se Zekirja Ramadani është i motivuar që të dëshmojë kualitetin që posedon si trajneri dhe të le shenjë te skuadra nga Arabia Saudite.
Kujtojmë se karrerën e tij si trajner, Zekirja Ramadani ka drejtuar skuadrat e Shkupit, Flamurtarit, Trepça 89, Feroniklit, Prishtinës dhe Egnatia-s.